KIM KARDASHIAN "LË NAM"/ Përdor "photoshop" edhe në fotografinë e vajzës së saj - AlpeGossip
KIM KARDASHIAN “LË NAM”/ Përdor “photoshop” edhe në fotografinë e vajzës së saj

KIM KARDASHIAN “LË NAM”/ Përdor “photoshop” edhe në fotografinë e vajzës së saj

Pak ditë më parë Kylie Jenner dhe Kim Kardashian publikuan një fotografi shumë të ëmbël të dy vogëlusheve të tyre, Stormi dhe Chicago.

Pavarësisht se në foton e dy vajzave nuk dukej asnjë lloj problemi, fansat kanë kuptuar se në foton e Kim ka disa ndryshime. Kim ka vendosur të ndërhyjë edhe në pamjen e vajzës së saj, sepse duket një ndryshim i lehtë në pjesën e djathtë të ballit dhe të kaçurrelat e vogëlushes. Gjithashtu ajo ka ndryshuar edhe ngjyrën e lëkurës së Chicago dhe Stormit.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që yli i ‘Keeping UpWËith The Kardashians’ ndërhyn në foto. Ajo shpesh është akuzuar për përdorimin e ‘photoshop’-it në fotografitë që publikon në rrjete sociale.

Duket se Kim është shumë e fiksuar pas pamjes perfekte, sepse askush nuk e mendonte se ajo do të arrinte të bënte ndryshime edhe në fytyrën e vajzës.