Çmimi i një fotoje për Instagram, modelja e pëson keq pas notit me peshkaqenët – AlpeGossip
Çmimi i një fotoje për Instagram, modelja e pëson keq pas notit me peshkaqenët

Çmimi i një fotoje për Instagram, modelja e pëson keq pas notit me peshkaqenët

Modelja Katarina Zarutskie, nuk është larguar shumë e kënaqur nga Bahamasi ku edhe po kalonte pushimet me familjen dhe me të dashurin e saj.

Gjatë vizitës së saj, 19-vjeçarja vendosi që të provonte atraksionin më të madh të këtyre plazheve: notin me peshkaqenët. Gjatë notit si një e apasionuar pas rrjeteve sociale i kërkoi të dashurit të saj një foto, e cila në fund i kushtoi shumë.

Isha duke pluskuar mbi ujë dhe i kërkova të dashurit të më bënte një foto. Në këtë moment u tërhoqa nën ujë. Në këtë moment trupi të mbushet me adrenalinë dhe bën çdo gjë për të dalë nga situata por unë qëndrova e qetë. Mendoj që nëse dikush do fillonte të panikohej, kjo gjë do ta ndryshonte situatën.

Katarina Zarutskie, modele

(Momenti kur modeja u tërhoq nën ujë nga peshkaqeni)

Pas kafshimit, modeles iu desh që të merrte disa qepje dhe antibiotikë për plagën, ndërsa vetë ajo shprehet se ndjehet me fat që situata nuk shkoi më keq.