Moderatorja e dashur për publikun, Alesia Bami, ka disa ditë që shijon pushimet në Greqi. Teksa ndodhet në vendin luksoz, Mykonos, në profilin e saj në “Instagram” nuk mungojnë fotot seksi me bikini.
Një ditë më parë, Alesia ka publikuar një fotografi ku shfaqet me rroba banje blu, që i theksojnë mjaft bukur format trupore bombastike. Gjithashtu ajo mban veshur një palë shapka dhe një kapele në kokë.
E si gjithmonë kanë “shpërthyer” komplimentet për Bamin, e cila herë pas here “çmend” ndjekësit me poza të tilla kaq seksi.
“I çmende grekët andej me bukurinë tënde”, është një ndër komentet e bukura që fansat nuk ia kanë kursyer as kësaj radhe.