U SHTRUA NË SPITAL ME URGJENCË/ Reagon për herë të parë Madonna: Mendimi im kur u zgjova… – AlpeGossip
U SHTRUA NË SPITAL ME URGJENCË/ Reagon për herë të parë Madonna: Mendimi im kur u zgjova…

U SHTRUA NË SPITAL ME URGJENCË/ Reagon për herë të parë Madonna: Mendimi im kur u zgjova…

Mbretëresha e po-it, Madonna, ka folur për herë të parë që nga shtrimi i saj në spital.

Këngëtarja me famë botërore tha në një deklaratë të postuar në “Instagram” se ajo është “në rrugën e rikuperimit” pasi doli nga spitali një javë e gjysmë më parë.

“Mendimi im i parë kur u zgjova në spital ishin fëmijët e mi”, shkroi ajo në “Instagram” së bashku me një selfie.

Kujtojmë se “Page Six” raportoi ekskluzivisht se Madonna u gjet e pavetëdijshme më 24 qershor dhe u nxitua për në spital në Nju Jork, ku u intubua në njësinë e kujdesit intensiv.

Ajo qëndroi për të paktën një natë përpara se tubi të hiqej, megjithëse ajo qëndroi në ICU për “disa ditë”, sipas menaxherit të saj prej shumë kohësh, Guy Oseary.

Doli nga spitali, zbuloni si është gjendja shëndetësore e këngëtares së famshme
Teksa kishte vajzën e saj Lourdes Leon pranë në spital, Madonna, vazhdoi të shërohej plotësisht derisa u kthye në shtëpi.

Teksa pësoi krizë shëndetësore, Madonna duhej të shtynte turneun e saj të shumëpritur “Celebration”. Oseary i siguroi fansat se skuadra do të shpërndante informacione të përditësuara, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun global.