U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Ja si e pritën vogëlushen familja e Ledrit dhe Sarës (FOTO) – AlpeGossip
U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Ja si e pritën vogëlushen familja e Ledrit dhe Sarës (FOTO)

U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Ja si e pritën vogëlushen familja e Ledrit dhe Sarës (FOTO)

Dy ditë më parë, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë.

Pritja e ëmbël dhe kaq shumë e gjatë mori fund dhe Sara solli në jetë vajzën e parë të çiftit.

Vetë Ledri ndau me ndjekësit e tij në Instagram një foto emocionuese ku kishte shtrënguar dorën e tij me të Sarës, ndërsa komentet e urimit për çiftin ishin të pafundme.

Kjo është mbesa e parë për prindërit e Ledrit, të cilët i kanë bërë pritjen më të ëmbël bebushes që ka ardhur në jetë.

Ata i kanë përgatitur një tortë ku shkruhet “Mirë se erdhe”, zbukuruar me një kukull bebe, një karrocë dhe një trëndafil ngjyrë rozë.

Të gjithë jemi kuriozë të shohim foton e parë të bebushes dhe të mësojmë emrin që Sara dhe Ledri kanë zgjedhur për të.

Mezi po presim!