“PLAS BOMBËN”/ Olta Gixhari akuzon publikisht Hervin Çulin: Të gjitha rolet ia jep gruas – AlpeGossip
“PLAS BOMBËN”/ Olta Gixhari akuzon publikisht Hervin Çulin: Të gjitha rolet ia jep gruas

“PLAS BOMBËN”/ Olta Gixhari akuzon publikisht Hervin Çulin: Të gjitha rolet ia jep gruas

Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Olta Gixhari, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Siluetë”. Ajo ka shprehur hapur pakënaqësitë që ka me mënyrën e drejtimit të “Teatrit Kombëtar”, duke sulmuar publikisht drejtorin, Hervin Çuli.

Olta ka treguar se aktorja e vetme që merr role është gruaja e drejtorit, Adelina Muça. “Unë po them një bombë tani që s’e kam thënë kurrë por unë mendoj se Art Turbina dhe Teatri Kombëtar nuk ka për të bërë hajër derisa të ndërrohet drejtori i Teatrit Kombëtar që është Hervin Çuli. Nuk ka për të bërë hajër! Qëkur ka ardh ai njeri në Teatër, politikat në teatër kanë ndryshuar, shfaqjet janë dobësuar, premiera s’ka, luan vetëm gruaja e vet në atë teatër, vetëm gruaja e vet. Dhe unë nuk e kuptoj se si askush nuk e shikon këtë nepotizëm të hapur. Në teatrin Kombëtar qëkur është vënë ai drejtor, nuk ka bërë asnjë mbledhje. Unë nuk e di se kush janë kolegët e mi‘, është shprehur ajo.

Aktorja ka treguar se as nuk i njeh kolegët e saj sepse nuk është bërë ndonjëherë mbledhje. Ajo kërkon që aktorëve t’iu gjendet punë dhe rol sepse për këtë paguhen. “Unë do marr përsipër të flas për të tjerë. Rrogat janë qesharake dhe prandaj i respektoj pa masë. Punën nuk ma dha ai. Nuk është bërë njëherë një mbledhje. Unë se di kush janë kolegët e mi. Teatri është ansambël, përderisa e paguan duhet t’i gjesh punë dhe rol. Praktikisht TK duhet të marri masat. Dhe të bëhen disa premiera në vit. Janë 2-3 fytyra që luajnë gjithmonë. Unë tani po flas se po plas. Falë Zotit që nuk e kam nevojë jetësore se do isha shumë… Kam jetuar me televizion, me reklamë me filma. Unë s’kam bërë asnjëherë jetë luksi. Nuk mbahem”,- ka shtuar Olta.