FITORJA E ARILENËS/ Kompozitorët bëhen bashkë kundër RTSH-së: Vijon konflikti rreth abuzimit me këngët! – AlpeGossip
FITORJA E ARILENËS/ Kompozitorët bëhen bashkë kundër RTSH-së: Vijon konflikti rreth abuzimit me këngët!

FITORJA E ARILENËS/ Kompozitorët bëhen bashkë kundër RTSH-së: Vijon konflikti rreth abuzimit me këngët!

Konflikti publik mes RTSH-së dhe Albautor, (që merret me të drejtat e autorëve dhe pronësinë intelektuale) ka marrë përmasa më të mëdha pas përfshirjes së një numri të madh kompozitorësh. Këta të fundit kërkojnë që RTSH të mos transmetojë më asnjë prej materialeve dhe krijimeve të gjithë autorëve derisa problemi i mos-pagimit të së drejtës së autorit nga ana e televizionit të zgjidhet.

“Krijuesit shqiptarë janë bashkuar nëpërmjet Agjencisë Kolektive të të Drejtave të Autorit “ALBAUTOR”, për të protestuar së bashku dhe për të ndaluar juridikisht përdorimin abuziv të pronësisë së tyre autoriale nga ana e Radio Televizionit Shqiptar.”

Në kërkesën drejtuar drejtorit të përgjithshëm të RTSH, deklarata e postuar nga Albautor në Facebook, e cilëson shfrytëzimin e veprave të autorëve nga ana e RTSH-së si rast flagrant të vjedhjes së pronës dhe abuzim të kulturës kombëtare.

Këtij peticioni i janë bashkuar një pjesë e mirë kompozitorëve dhe autorëve shqiptarë ndër të cilët po përmendim: Jorgo Papingjin, Agim Docin,  Feim Ibrahimi (Etrita Ibrahimi),  Adrian Hila, Luan Zhegu,Aleksander Lalo (Marga Lalo), Elton Deda, Aleksandër Gjoka, Bledar Sejko e shumë të tjerë!

Çfarë kërkohet përveç ndalimit të transmetimit, shitjes dhe shfrytëzimit të çdo forme është pagesa e menjëhershme e detyrimit për vitet 2018-2019 pranë S.U.A.D.A.

Një konflikt i tillë doli në dritë pas heqjes së këngëve të Festivalit të Këngës nga kanali në YouTube i RTSH-së, të cilët thanë fillimisht se është problem teknik, arsye e cila u hodh poshtë pas deklaratës së Albautor.