Këngëtari shqiptar rrëfen historinë TRAGJIKE/ Pësova vdekje klinike, përpara syve m’u shfaq nëna ime... (VIDEO) - AlpeGossip
Këngëtari shqiptar rrëfen historinë TRAGJIKE/ Pësova vdekje klinike, përpara syve m’u shfaq nëna ime… (VIDEO)

Këngëtari shqiptar rrëfen historinë TRAGJIKE/ Pësova vdekje klinike, përpara syve m’u shfaq nëna ime… (VIDEO)

Viktor Tahiraj është një prej këngëtarëve më të njohur të viteve ’90. Ai ishte sot i ftuari i radhës në studion e “Rudina”, në Tv Klan, nga ku foli për një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Tahiraj tregoi se kishte pësuar vdekje klinike, si pasojë e një aksidenti në Itali dhe se para syve i ishte shfaqur nëna e tij, e cila i kishte thënë se nuk do të largohej pa folur me të.

“Unë sapo kisha mbaruar punë. Ka qenë koiçidencë me datën 23 Mars, të mbytjes së anijeve në Vlorë, në ’97. Ajo datë më ka mbetur në mendje. Ka qenë 23 Marsi i 2010, kur unë lash punën dhe u nisa për në shtëpi. Në rrugën time futet një makinë dhe më bie përballë. Në momentin që u përplasa, mbylla sytë dhe përpara meje u shfaq nëna ime. Unë e dua shumë nënën time, por nga ai moment unë e thërras atë perëndi. Më thotë: Si je? Unë i them mirë. Ka qenë vdekje klinike dhe gjatë gjithë kohës më ka qëndruar përballë dhe kam folur me të. “Nuk iki pa më folur ti më thoshte””, tregoi këngëtari./tvklan.al