I ngacmoi të bijën/ Eminem e bën reperin e famshëm “të flasë me vete” (FOTO) – AlpeGossip
I ngacmoi të bijën/ Eminem e bën reperin e famshëm “të flasë me vete” (FOTO)

I ngacmoi të bijën/ Eminem e bën reperin e famshëm “të flasë me vete” (FOTO)

Gjithçka ka nisur në vitin 2012 kur reperi Machine Gun Kelly ka bërë një koment për vajzën e Eminemit në “Twitter” ku e ka quajtur atë “shumë seksi”.

Duket se Eminem nuk e ka harruar këtë gjë, pasi gjashtë vite më vonë i ka dedikuar një këngë, e cila është nga fillimi deri në fund një “diss” për të. Bëhet fjalë për këngën “Killshot” pjesë e albumit të dhjetë të Eminem të quajtur “Kamikaze”.

Eminem nuk ka dashur të shprehet publikisht për këtë çështje dhe ka zgjedhur pikërisht muzikën dhe tekstet e shumë prej këngëve të albumit të ri për t’i treguar 28-vjeçarit se mund ta vrasë atë artistikisht.
Në videoklipin e këngës që u lançua ditën e djeshme shihet portreti i Machine Gun Kelly në shënjestrën e një snajperi, ndërkohë midis të tjerave në tekst thuhet: “Vërtet jam 45 vjeç por ende po shes më shumë se ti, kur isha 29 kisha 3 albume që bënin namin. U lodha me flokët e tu bjondë dhe vathët, thjesht se shihesh në pasqyrë dhe të duket vetja Marshall Mathers nuk do të thotë se je i tillë, kështu që zhduku dhe lëre të qetë vajzën time.”