Pas SUKSESIT të Arilenës, Tuna ka nja dy fjalë për ti thënë: Kjo është… (FOTO) – AlpeGossip
Pas SUKSESIT të Arilenës, Tuna ka nja dy fjalë për ti thënë: Kjo është… (FOTO)

Pas SUKSESIT të Arilenës, Tuna ka nja dy fjalë për ti thënë: Kjo është… (FOTO)

Arilena Ara është një nga shqiptaret që po depërton me sukses në industrinë e muzikës së huaj. U desh një hit si ‘Nëntori’, që artistja të pikaste brenda dhe jashtë Europës, e nuk do të vononte shumë kur kënga të këndohej në versione të ndryshme nga shumë të rinj të tjerë. Tashmë, Arilena ka nënshkruar një kontratë me Universal Music, e pritet të dëgjojmë edhe më tepër prej saj.

Por, ku e nisi rrugëtimin këngëtarja? Ishte X Factor formati ku e pamë Arilenën fillimisht, ndërsa pjesë e jurisë asokohe ishte edhe Tuna. Mes gjithë arritjeve dhe sukseseve të Arës, Sejdiu ka patur dy fjalë për t’i thënë. Arilena ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ku shihet duke mbajtur veshur një bluzë me mbishkrim: ‘e re dhe e fuqishme’. “Kjo është vogëlushja ime”, ka komentuar Tuna, ndërsa Ara ia ka kthyer: “Të dua!”

Epo, Sejdiu ka arsye të krenohet si duhet me vajzën që rrëmbeu çmimin e parë në X Factor vitet e shkuara. Me pak fjalë, marrëdhënia mes tyre vazhdon të mbetet ndër më miqësoret.