MËSOJENI TANI/ Si t’i vishni kostumet që të mos dukeni si punonjëse administrate – AlpeGossip
MËSOJENI TANI/ Si t’i vishni kostumet që të mos dukeni si punonjëse administrate

MËSOJENI TANI/ Si t’i vishni kostumet që të mos dukeni si punonjëse administrate

Nëse deri para pak vitesh kostumet konsideroheshin një veshje serioze e përshtatshme për profesionit e një profili të lartë, tanimë shtëpitë  e modës i kanë sjellë në të gjitha modelet e ngjyrat, që çdokush ta përqafojë trendin e pranverës 2019.

Mënyra më e lehtë për të gjallëruar garderobën është pikërisht të zgjidhni ngjyrat e ndezura, nga e verdha e mimozës deri tek hijet e pastelit të ëmbël.

Balenciaga, Roksanda, Peter Pilotto dhe Boss sollën këtë sezon modelet më të bukura të kostumeve, por jashtë pasarelave ju mund t’i përshtasni sipas stilit tuaj apo atij të “rrugës” Living ka përmbledhur më poshtë disa foto për t’ju dhënë disa ide .

Të gjera apo pas trupit, veshur me atlete apo me taka, kostumet do ngrenë nivelin e outfitit në një tjetër nivel duke e bërë atë të përshtatshëm jo vetëm për përditshmërinë tuaj, por edhe rastet apo eventet e veçanta.

Në numrin e ri të revistës Living, kryeredaktorja e modës Santana Çomora realizoi një fashion editorial në ambientet e Cirkut Kombëtar dhe stilistja Bela Maçi në “Altar” ka luajtur me ngjyrat, asimetrinë dhe detajet që bëjnë diferencën.