Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri, kishte vendosur që ditën e saj të lindjes ta priste mes të afërmve dhe miqve të saj të ngushtë. Nga postimet në rrjetet sociale u kuptua se të ftuar ishin edhe disa nga ish-konkurrentet e programit të dashurisë.
Mes tyre ishte edhe Fation Kuqari, me të cilin ka pasur takimet më të bukura dhe të gjithë shpresonin se ata do të dilnin çift.
Por edhe pse gjërat mes tyre nuk shkuan ashtu siç pritej, ata duket se kanë ngelur miq. E kjo u kuptua edhe nga ftesa që Ana i ka bërë për ditëlindje dhe që Fationi ishte i pranishëm.
Ky i fundit ka publikuar në “Instastory disa imazhe nga ditëlindja e Anës, ku krahas tyre shkruan: “U rrit goca u bë burrë, hahahaha. Edhe 100 vjeçe Ana Kauri”, shoqëruar edhe me një emoji zemre të bardhë.