MË NË FUND/ Ronela Hajati konfirmon lidhjen me Young Zerkën – AlpeGossip
MË NË FUND/ Ronela Hajati konfirmon lidhjen me Young Zerkën

MË NË FUND/ Ronela Hajati konfirmon lidhjen me Young Zerkën

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë përfolur shpesh për një lidhje. Mirëpo gjithmonë kanë preferuar të mos japin shumë detaje rreth marrëdhënies së tyre duke mos e sqaruar asnjëherë siç duhet.

Zerka, i ftuar në ‘Shiko kush luan’ dy puntata më parë, bëri dy deklarata që kundërshtonin njëra-tjetrën. Në të parën ai u shpreh se Ronela është shpirti i tij binjak, e në tjetrën se e ka thjesht kolege. Megjithatë, marrëdhënia e tyre është sqaruar më në fund këtë të shtunë, pasi Ronela e ftuar në “Shiko kush luan” i ka thënë të gjitha.

Gjatë lojës ‘Ndaje ose haje’, këngëtarja u pyet se çfarë është Zerka për të dhe ajo pa u menduar aspak u përgjigj ‘Shpirt binjak’ duke mos lënë më vend për dyshime.