“FLORI MË SHPËTOI NGA PRANGAT”/ Dj Viki tregon historinë e pazakontë nga rinia – AlpeGossip
“FLORI MË SHPËTOI NGA PRANGAT”/ Dj Viki tregon historinë e pazakontë nga rinia

“FLORI MË SHPËTOI NGA PRANGAT”/ Dj Viki tregon historinë e pazakontë nga rinia

Dj Vicky ka rrëfyer një ngjarje të pazakontë që e çoi në pranga. Gjatë intervistës në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai iu përgjigj pyetjes nëse ka rënë ndonjëherë në pranga duke thënë se kjo gjë i ka ndodhur një herë gjatë një udhëtimi në Kosovë, ku ka treguar se ishte bashkë me djemtë e grupit “Threedots”. Ndër të tjera ai shtoi se ishte këngëtari i njohur shqiptare, Flori i cili i kishte ardhur në ndihmë.

“Kemi patur një koncert në Kosovë dhe njëri nga djemtë që duhet t’i jepte makinës ishte i dehur.Unë nuk kisha patentë por nuk isha i dehur. Dhe si një fëmijë idiot për të mos më kapur policia mbylla dritat e makinës dhe iu vura pas një kamioni.

Shoferi është trembur dhe ka njoftuar në radio që kam një makinë që po më vjen nga pas. Më kapën dhe më vunë në pranga, më ulën dhe përtokë. Shyqyr Zotit që Flori ishte afër me makinë dhe më shpëtoi si dhe një nga djemtë që ishin aty. Ishte një gabim“, theksoi Vicky.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2017 Vicky dhe partnerja e tij Amande, u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Alen dhe para disa muajsh ata u bekuan me një vajzë të cilën e quajtën Amal.