E PAZAKONTË/ Elona Duro sapo na tregoi se ajo i ka propozuar vetë bashkëshortit: Erdhi aq rrjedhshëm… – AlpeGossip
E PAZAKONTË/ Elona Duro sapo na tregoi se ajo i ka propozuar vetë bashkëshortit: Erdhi aq rrjedhshëm…

E PAZAKONTË/ Elona Duro sapo na tregoi se ajo i ka propozuar vetë bashkëshortit: Erdhi aq rrjedhshëm…

Sa të presim që meshkujt të marrin hapin e shumëpritur, ndonjëherë është mirë ta marrim vetë në dorë situatën.

Kështu ka bërë edhe gazetarja Elona Duro, e cila ka rrëfyer për “Rudinën” historinë e dashurisë së saj. Elona ka treguar se gjithçka në jetën e saj kishte ardhur shumë spontane, aq sa një ditë të bukur ajo e kishte pyetur partnerin teksa qëndronin në shezlong: “Pse s’martohemi?”

“Në jetën time kam ecur pa plane, pra të vijë si të vijë dhe ashtu erdhi. Ditën që kam njohur Lorencin, atë ditë kam filluar bashkëjetesën dhe shumë pak kohë më pas erdhi dhe martesa. Në një shezlong në Jug të Shqipërisë i thashë a do bëjmë një dasmë këtë verë? Isha unë ajo që bëra këtë pyetje, ndërkohë që isha e rrethuar nga shoqe që prisnin propozimin në gjunjë me të gjitha romanticizmat e mundshëm.

Erdhi aq rrjedhshëm, aq natyrshëm, kishim në plan të bënim diçka në bashki, unë isha shtatzënë 4 muajshe, e kishim diskutuar do shkonim në bashki për të firmosur, por motra më tha e kam parasysh si do shkosh tek zyra bashkiake me atlete dhe tuta, të lutem ngjitu në taracën e bashkisë dhe bëj diçka. Ka qenë shumë pa shpenzim dhe është një nga kujtimet më të bukura. Sot teksa vija tek ti, i thashë po të më pyesë Rudina se cili ëshë suksesi i martesës sonë, çfarë t’i them? Po thjesht fakti që t’i nuk më besdis dhe nuk më çan kokën, mendoj që gjërat shkojnë shumë mire”, tregoi gazetarja