Për vite me radhë, Luana Vjollca mbetet një nga vajzat më të komentuara të showbizit shqiptar, si për anën profesionale, jetën private, fotot që poston në rrjete sociale. Me këto të fundit, moderatorja dhe këngëtarja tërheq shumë vëmendjen dhe sigurohet që në çdo postim të saj të shfaqet sa më në formë.
Merr komplimenta të shumta, por ndonjëherë akuzohet edhe për fotoshop, megjithatë një detaj që Luana e bën shpesh së fundmi me siguri nuk e keni kapur
Në shumë prej fotove që poston në Instagram, Luana thërret veten me përkëdheli “Kek i vogël me mollë”.
Foto me bikini, foto nga emisioni, foto pa makeup, në të gjitha këto vihet re se këngëtarja ka vendosur përshkrimin “Kek i vogël me mollë”.
Kujtojmë që së shpejti Luana do të rikthehet me një këngë të re për të cilën ka filluar tashmë punën.