“DUA TA KEM PËR VETE”/ Olta Boka flet për lidhjen me djalin e deputetit (FOTO) – AlpeGossip
“DUA TA KEM PËR VETE”/ Olta Boka flet për lidhjen me djalin e deputetit (FOTO)

“DUA TA KEM PËR VETE”/ Olta Boka flet për lidhjen me djalin e deputetit (FOTO)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Olta Boka prej disa vitesh është në një lidhje me Iv Rrokajn, djalin e deputetit Shezai Rrokaj. Olta dhe Ivi u fotografuan bashkë për herë të parë në verën e vitit 2017 teksa po kalonin pushimet në bregdetin shqiptar.

Olta e pranoi lidhjen por preferoi të mos fliste shumë për të në intervista.

E ftuar sot në “Thumb”, këngëtarja ka treguar se i pëlqen ta shijojë për vete lidhjen dhe jo të bëjë lajme me historinë e saj.

“Mjaftohem me dy-tre informacione që më tregojnë mua të vërtetë. Një gjë më shumë askujt nuk do hynte në punë. Dua ta kem për vete. Një gjë shumë të shtrenjtë e mban për vete. Unë kam zgjedhur të jem artstja në ekran jo njeriu për të bërë skoop-e. Historia ime gjithnjë do përbënte lajm. Unë jam e lirë për ta puthur atë në publik. Historia ime është zbuluar që në fillime. Në ekran jam munduar ta shmang sa më shumë këtë si temë se pastaj fillojnë bëjnë rezumenë e jetës”, u shpreh Olta.