“MOS BESONI ÇDO GJË…”/ 4 muaj pasi u bë nënë, Sara Hoxha sapo na tregoi me këtë VIDEO barkun e saj – AlpeGossip
“MOS BESONI ÇDO GJË…”/ 4 muaj pasi u bë nënë, Sara Hoxha sapo na tregoi me këtë VIDEO barkun e saj

“MOS BESONI ÇDO GJË…”/ 4 muaj pasi u bë nënë, Sara Hoxha sapo na tregoi me këtë VIDEO barkun e saj

Që prej bërjes publike të lidhjes së saj me Ledri Vulën, Sara Hoxha është kthyer në një ndër personazhet më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale.

Të gjithë u bënë kuriozë për partneren e Ledrit, një vajzë e thjeshtë dhe e ëmbël e cila i bëri të gjithë për vete.

Sara mundohet të jetë sa më aktive në rrjete sociale, ku numëron mijëra ndjekës dhe së fundmi kemi pritur me padurim foto e video të sajat me Poem Blu.

Partnerja e Ledrit përpiqet të ndajë me ndjekësit e saj sa më shumë të jetë e mundur nga jeta e saj personale, teksa na e zbukuron gjithmonë ditën me foto e video të të voglës, që është kthyer në bebushen më të famshme të Instagram-it.

Kanë kaluar katër muaj nga lindja e Poem Blu dhe megjithëse në rrjete sociale është shfaqur me forma thuajse “perfekte”, Sara i ka këshilluar ndjekësit e saj të mos besojnë çdo gjë që shohin në Instagram.

Barku i saj do ende punë për t’u sheshuar, siç tregon ajo në një video.

Megjithatë, sekreti i pozave të Instagramit është thithja e barkut, për t’u dukur sa më mirë thjesht në një shkrepje.

“Ky është barku i vërtetë”- thotë Sara duke qeshur krahas videos së saj.

VIDEO