“JU NUK JENI THJESHT…”/ Noizy kryeson top-listën italiane me këngën më të fundit – AlpeGossip
“JU NUK JENI THJESHT…”/ Noizy kryeson top-listën italiane me këngën më të fundit

“JU NUK JENI THJESHT…”/ Noizy kryeson top-listën italiane me këngën më të fundit

Noizy po korr sukses të madh me këngën e fundit, “FREESTYLE”, të lancuar ditën e djeshme.

Disa orë pasi publikoi projektin muzikor, ai arriti që për pak orë të kapë vendin e 10 top listat në Youtube në Italy.

Prej një karriere prej gati 17 vitesh mes Tiranës dhe Londrës, reperi shqiptar njihet edhe në Evropë.

Kujtojmë se para disa ditësh, Noizy paralajmëroi se do të sillte një këngë të re dhe nga fjalët e tij u duk se bëhej fjalë për një tjetër diss.

“Do merrni mësim nga pedagogu”, shkroi Noizy disa ditë më parë përkrah një videoje të shkëputur nga kënga.

Para publikimit të këngës, reperi bëra disa postime në rrjete sociale që hapur dukeshin se ishin thumba për kolegët e tij.

“Të dashur fansa: A e dini se të gjithë reperët janë t’u e pritur këtë kong ma shumë se ju?”, ka shkruar ai.

Më në fund kënga është publikuar e plotë ditën e djeshme dhe Noizy ka shuar gjithë kuriozitetin e fansave. Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot.

“Sillma 1 reper këtu që din me bo rep, me tregu 1 histori a diçka nga jeta e vet. Vetëm femna, femna femna, sa të dua puçi, puçi, edhe Gucci, Gucci, edhe grosha edhe sushi. S’di ça dreqin kanë këto tipa vetëm pytje, intervista hajde këtu t’ju jap lajmet”, shprehet Noizy në këngën e tij për kolegët.

Ai nuk e ka konsideruar këtë këngë si diss, ndonëse fjalët për reperët e tjerë janë shumë goditëse.

“Nuk ishte diss… ishte straight rap me mësu nipat e mbesat. Shijojeni ju dua… ju nuk jeni thjesht fansa, por kam lidhje me krejt ju”, ka shkruar Noizy në një postim në Instagram.