KATËRMBËDHJETË TË FAMSHËM/ Thyen të gjitha rregullat e modës me paraqitjet e tyre… (FOTO) – AlpeGossip
KATËRMBËDHJETË TË FAMSHËM/ Thyen të gjitha rregullat e modës me paraqitjet e tyre… (FOTO)

KATËRMBËDHJETË TË FAMSHËM/ Thyen të gjitha rregullat e modës me paraqitjet e tyre… (FOTO)

Njerëzit e famshëm pëlqejnë të trondisin dhe habisin publikun me veshjet e tyre të ndritshme dhe të pazakonta. Ndonjëherë ngjarjet popullore kthehen në një konkurs midis yjeve që eksperimentojnë me stilin e tyre.

Bright Side ka grumbulluar imazhet më të çmendura dhe më të çuditshme që arritën të habitnin njerëzit e zakonshëm. Ka edhe një bonus në fund: mos humbisni Rihannën e çuditshme.

Në ditët e sotme ne kemi mundësinë ta shohim Sian, por disa vjet më parë ajo shfaqej në publik duke veshur një parukë që fsheh fytyrën e saj. Këngëtarja thoshte se atëherë ajo donte që muzika e saj moderne të ishte misterioze.

Jared Leto është i famshëm për dashurinë e tij për veshje të ndritshme të koncerteve. Dhe kjo xhaketë xixëlluese që shihni në foto vetëm e thekson këtë deklaratë.

12. Kim Kardashian

Në vitin 2013, veshja me lule e Kimit që kishte veshur në Met Gala, rezultoi me shumë shaka nga ndjekësit në internet. Përdoruesit e cilësuan këtë veshje si më qesharakja ndonjëherë. Dhe disa kritikë qesharakë madje e krahasuan këtë veshje me një divan me tapiceri me lule.

11. Rita Ora

Këngëtarja Rita Ora prezantoi MTV Europien Music Awards veshur me një robdeshambër të bardhë dhe me flokët e saj të mbështjellë në një peshqir. Pavarësisht nga fakti se të gjitha rrobat ishin të shtrenjta dhe ishin të veshura me qëllim, përdoruesit e internetit e cilësuan si qesharake atë duke thënë se ajo ishte me nxitim dhe nuk kishte kohë të mjaftueshme për t’u veshur.

10. Gwendoline Christie

Gwendoline Christie, një nga yjet e “Game of Thrones”, zgjodhi një veshje vërtet të çuditshme që dukej si një kep i një kalorësi për të marrë pjesë në ceremoninë e Çmimeve të “Elle Style”.

9. Lady Gaga

Lady Gaga ka qenë gjithmonë mbretëresha e kostumeve të çuditshme dhe të habitshme dhe ne jemi plotësisht të pajtuar me stilin e saj. Por shikoni në këtë veshje.

8. Róisín Murphy

Këngëtarja irlandeze Róisín Murphy është e njohur edhe për kostumet e saj të çmendura. Këto doreza të shkëlqyera dhe veshja tërësisht provojnë se kemi të drejtë.

7. Helen Lasichanh

Modelja amerikane dhe gruaja e Pharrell William, Helen Lasichanh, habiti njerëzit kur ajo u shfaq me këtë veshje të çuditshme vitin e kaluar. Si i përdorte duart e saj?

6. Solange Knowles

Gjatë manifestimit të Met Gala, këngëtarja Solange Knowles provoi se zgjedhjet e saj të stilit unik mund të na bëjnë përshtypje. Motra e Beyoncës u shfaq në një pallto që dukej si një thes.

5. Sarah Jessica Parker

Falë “Sexy and the City”, ne tashmë jemi mësuar me veshjet qesharake të Sarës. Por, edhe një herë, ajo është dëshmuar se gjithmonë ka diçka të re në mëngë të saj.

4. Anna Dello Russo

Anna Dello Russo është një nga gratë më në modë në botë dhe një redaktore e “Vogue” në Japoni. Ajo ndoshta mund të veshë gjithçka që dëshiron dhe të largohet me të, edhe nëse dëshiron të vendosë një mjellmë të kuqe në kokë.

3. Karolina Kurkova

Kur fëmijët janë të vegjël, marrin ¬çarçafët e tyre për të bërë veshje. Karolina Kurkova, një modele nga Republika Çeke, vendosi ta bëjë këtë ëndërr të fëmijërisë realitet.

2. Grace Jones

Në vitin 2001, këngëtarja Grace Jones habiti njerëzit në Festivalin e Filmit të Kanës kur u shfaq në një veshje të çuditshme që ngjante me një oktapod të madh të bardhë.

1. Eva Longoria

Në vitin 2010, ylli i “Desperate Housewives”, Eva Longoria mbërriti në MTV Music Europien Awards veshur me një kostum kungulli. Ndoshta aktorja ishte e frymëzuar nga Lady Gaga.

Bonus: Rihanna dhe një nga veshjet e saj më të çuditshme

extra af. #chella18

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on