”JAM KRENARE QË SHQIPTARËT…”/ Fifi përlotet në emision teksa kujton tërmetin tragjik – AlpeGossip
”JAM KRENARE QË SHQIPTARËT…”/ Fifi përlotet në emision teksa kujton tërmetin tragjik

”JAM KRENARE QË SHQIPTARËT…”/ Fifi përlotet në emision teksa kujton tërmetin tragjik

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi ishte e ftuar në “E diell”, ku gjatë emisionit u ndal edhe tek tragjedia e 26 nëntorit. Me lot në sy Fifi u shpreh se ndihet shumë krenare që Shqipëria e Kosova u bënë bashkë për t’i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

“Dua të shpreh ngushëllimet e mia për krejt familjet. Më vjen shumë mirë që shqiptarët janë bërë bashkë për të ndihmuar ata që kishin nevojë. Më ka bërë përshtypje postimi i fotografit të Top Channelit i cili shkruante se Kosova nuk ka ardhur të na ndihmojë, por Kosova ka ardhur në vendin e saj. Edhe ne kur kishim luftën, kemi ardhur këtu në vendin tonë. Jam shumë e lumtur dhe krenare që më në fund jemi bashkë. Ishalla hiqet edhe ai kufi dhe bëhemi bashkë siç duhet”, u shpreh Fifi me sytë e mbushur me lot.