‘S’ka seks për ty sonte’, Elita Rudi e lë Gjikon me gisht në gojë – AlpeGossip
‘S’ka seks për ty sonte’, Elita Rudi e lë Gjikon me gisht në gojë

‘S’ka seks për ty sonte’, Elita Rudi e lë Gjikon me gisht në gojë

Siç u shpreh gjatë intervistës së sotme në “Xing me Ermalin”, Elita Rudi pëlqen shumë të kërcejë bachata ndërsa Gjiko ja ka ndaluar këtë lloj kërcimi, por i ka premtuar se bashkë mund të kërcejnë në shtëpi.

Në fund të emisionit Ermali i kërkoi çiftit të kërcente për të parë sa ka mësuar Gjiko të kërcejë bachata, por ai kundërshtoi menjëherë.

Ndërsa Elita filloi t’i lutej Gjikos sepse donte shumë të kërcente. Madje ajo ftoi edhe publikun të brohoriste sa më shumë që Gjiko të pranonte.

Në fund Gjiko deshi, s’deshi pranoi duke u shprehur: “Me bo mos me vallëzuar s’ka seks sonte”.