E GËNJEU PËR TRE MUAJ/ Babai i Klodiana Shalës nuk donte që e bija të bëhej atlete - AlpeGossip
E GËNJEU PËR TRE MUAJ/ Babai i Klodiana Shalës nuk donte që e bija të bëhej atlete

E GËNJEU PËR TRE MUAJ/ Babai i Klodiana Shalës nuk donte që e bija të bëhej atlete

Në vitin 1994, Klodiana Shala filloi të merrej me sport dhe të përballej së pari me paragjykimin e babait. “Goca ime s’mund të bëhet atlete, të dalë me kilota në sy të njerëzve,” i thoshte ai, siç tregon Klodiana për “Late Night Show me Kastro Zizon.”

Por sigurisht, pasioni e mposht paragjykimin dhe Klodiana bashkë me të ëmën, e gënjyen babain e saj për tre muaj rresht. Bënin sikur shkonin te tezja, por në fakt shkonin në stadium.

Gjithçka ndryshoi kur Klodianës i doli emri në gazetë. “Kur pa aty, Klodiana Bashkim Shala [tha me krenari] ‘goca ime kjo,’” thotë Lala. “Çdo gjë është interes.”

Ja ku jemi vite më vonë dhe Klodiana ka përfaqësuar tre herë Shqipërinë në Lojërat Olimpike dhe madje ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare në vitin 2005. Nëse do t’i ishte doërzuar paragjykimit të babait, asnjë nga këto s’do të kishte ndodhur.

Pra, në fjalë të tjera, ç’thonë të tjerët për ju, s’është puna juaj.