“E SHTRENJTA IME…”/ Mamaja e Elvanës feston ditëlindjen dhe ajo i bëri dedikimin më të bukur – AlpeGossip
“E SHTRENJTA IME…”/ Mamaja e Elvanës feston ditëlindjen dhe ajo i bëri dedikimin më të bukur

“E SHTRENJTA IME…”/ Mamaja e Elvanës feston ditëlindjen dhe ajo i bëri dedikimin më të bukur

Elvana ka një lidhje mjaft të fortë me nënën e saj, gjë të cilën nuk ngurron të na e tregojë herë pas here.

Ditën e sotme, e ëma festoon ditëlindjen dhe artistja e ekranit nuk ngurroi që t’i bënte asaj një urim publik me foton më të ëmbël.

Këngëtarja postoi një foto të së ëmës, e cila shihej me një buqetë me lule në duar, të cilën ia kishte dhuruar ajo.

“Moj Donika moj Drita ime! Gezuar ditelindjen e shtrenjta ime”, shkruan Elvana në urimin për nënën.

Pas një periudhe pauzë, më 16 prill Elvana Gjata u rikthye në muzikë ashtu siç vetëm ajo di, duke sjellë albumin “Çelu” me 7 këngë që tashmë janë kthyer në hite dhe po dëgjohen kudo.

Dhe mesa duket, artistja nuk ka ndërmend të ndalet pasi së fundmi ka njoftuar projektin më të ri muzikor që mban titullin “Loti” dhe fansat po mendojnë se Elvana po sjell një baladë.

Ajo ka ndarë në Instagram një sekuencë nga klipi i këngës, ku dhe ka zbuluar se publikimi i saj është më afër seç pritej, sot në orën 23:59. Epo jo më kot ajo është goca e surprizave.

Më herët, ajo publikoi albumin më të ri “Çelu”. Në fillim këngëtarja e talentuar kishte menduar që albumin ta publikonte më 3 shkurt, ditën e saj të lindjes, por për shkak të situatës së vështirë krijuar nga pandemia, Elvana nuk mundi ta sillte “Çelu” në atë datë.

Më pas u shty për më 8 mars, ditën e grave, por sërish “Çelu” nuk ishte gati. Edhe pse nuk ishte vendosur rastësisht të lançohej në atë datë.

E ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC, Elvana Gjata ka treguar se dëshironte ta sillte më 8 mars, për t’ia dedikuar të gjithë femrave shqiptare.