Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri për të ofruar personalisht ndihmën e saj kundrejt të prekurve nga tërmeti. Bebe është shprehur se nuk e harron kurrë nga vjen dhe se do t’i qëndrojë më afër se kurrë vendit të saj në këto ditë të vështira.
Ajo ka nisur punën me ndërtimin e shtëpive për banorët të cilëve iu shkatërrua streha nga tërmeti. Shtëpia e parë që Bebe ka nisur të rindërtojë është shtëpia e familjes Musa dhe së fundmi këngëtarja ka bërë të ditur dhe familjen e dytë. ‘Shtëpia e dytë që do të rindërtojmë është shtëpia Bushi’, ka shkruar ajo në një postim të bërë në Instastory.
Bebe ka fotografuar ambientin e shkatërruar të shtëpisë.