Filmi i preferuar i fëmijërisë rikthehet sërish, del traileri i “Dragon Ball”… (VIDEO) – AlpeGossip
Filmi i preferuar i fëmijërisë rikthehet sërish, del traileri i “Dragon Ball”… (VIDEO)

Filmi i preferuar i fëmijërisë rikthehet sërish, del traileri i “Dragon Ball”… (VIDEO)

“Dragon Ball” ka qenë filmi i shumë pëlqyer nga fëmijë dhe të rinj. Me historitë mjaft interesante të tij në plot 20 pjesë mbërtheu para ekranit një numër rekord shikuesish. Dhe për të gjithë ata që kanë nostalgji, filmi rikthehet sërish.

“Dragon Ball Super: Broly” është filmi më i shumëpritur i vitit për fansat e “Dragon Ball”. Filmi i 20-të i “Dragon Ball” do të vijë në kinematë japoneze më 14 dhjetor të këtij viti dhe tani është bërë publike dhe historia.

“Kjo është historia e një Saiyani të ri. Toka është në paqe pas Turneut të Fuqisë. Duke kuptuar se universet ende mbajnë shumë njerëz të fortë për të parë, Goku i kalon të gjitha ditët e trajnimit për të arritur nivele më të larta. Por, një ditë, Goku dhe Vegeta do të përballen me një Saiyan të quajtur ‘Broly’, të cilin nuk e kanë parë kurrë. Saiyanët supozoheshin të shfarosur pas shkatërrimit të planetit Vegeta, pra çfarë bën një i tillë në tokë? Ky takim mes të tre Saiyanëve, që kanë ndjekur fate krejtësisht të ndryshme, kthehet në një betejë të jashtëzakonshme, madje edhe Freeza (i rikthyer nga ferri) ndeshet me Broly”.