Stresi lë muzikën për Kejsin?! Flet reperi: Do ti bëj të gjithë të qajnë me albumin e fundit, pastaj… – AlpeGossip
Stresi lë muzikën për Kejsin?! Flet reperi: Do ti bëj të gjithë të qajnë me albumin e fundit, pastaj…

Stresi lë muzikën për Kejsin?! Flet reperi: Do ti bëj të gjithë të qajnë me albumin e fundit, pastaj…

Stresi tregon se është kokë e këmbë i dashuruar me vajzën për të cilën mamaja e saj i la porosi të kujdesej. Në një intervistë për ‘Who’, reperi ka treguar se së shpejti ai ka ndërmend të largohet nga Shqipëria dhe ta lërë muzikën, për të nisur një jetë të re me Kejsin.

“Plani im për karrierën është ta mbyll me një album që do i bëj të gjithë të qajnë. Do tregojë prapaskenat e reperave, do tregoj gjithçka që njerëzit nuk dinë, çdo gjë të ‘neveritshme’ që ata kanë bërë, nëpërmjet tekstit të këngës. Unë nuk kam qenë këngëtar, por misionar në muzikë. Të ikim njëherë dhe atje ku do shkoj do e bëj ‘pellgun’ tim siç kam bërë gjithmonë. Diku larg Shqipërisë.”- është shprehur Stresi.