ÇFARË NDODHI? Beyonce dhe Jay-Z nuk paguan "kokërr leku" për pikturën e Meghan Markle, flet artisti - AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Beyonce dhe Jay-Z nuk paguan “kokërr leku” për pikturën e Meghan Markle, flet artisti

ÇFARË NDODHI? Beyonce dhe Jay-Z nuk paguan “kokërr leku” për pikturën e Meghan Markle, flet artisti

Beyonce dhe Jay-Z nuk morën pjesë në eventin e “Brit Awards 2019”, por pranuan çmimin e tyre “Grupi më i mirë ndërkombëtar” përmes një videoje.

Ndërsa piktura e Meghan Markle tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, artisti që e ka realizuar shprehet se as nuk ia kishte idenë që ajo do të ishte pjesë e videos së publikuar prej tyre.

Tim O’Brien shprehet se dy këngëtarët nuk i morën kurrë leje dhe nuk e kanë paguar, por nuk e ka problem sepse ndihet shumë i nderuar.

Artisti tha për TMZ se, askush nga çifti nuk e ka kontaktuar apo nuk e ka blerë pikturën e tij online.

Fansat mund ta blejnë online pikturën e Dukeshës së Sussex për vetëm 75 dollarë.

Videoja e fjalimit të Beyonce dhe Jay Z u bazua në klipin e këngës së tyre “APES**T”, por në vend që të qëndronin para Mona Lizës, ata pozuan para portretit të Meghan Markle, që mbante një kurorë.

Qëllimi i pikturës sipas Beyonce i kushtohet Muajit të Historisë së Njerëzve me Ngjyrë dhe Meghan njihet si personi i vetëm, që vjen nga raca të ndërthurura, e cila martohet me një nga pjesëtarët e familjes mbretërore britanike.