KËTË NUK E DINIM/ Ermal Mamaqi dhe Arilena Ara urreheshin keq fare në fillim - AlpeGossip
KËTË NUK E DINIM/ Ermal Mamaqi dhe Arilena Ara urreheshin keq fare në fillim

KËTË NUK E DINIM/ Ermal Mamaqi dhe Arilena Ara urreheshin keq fare në fillim

Arilena Ara dhe Ermal Mamaqi nuk e simpatizonin aspak njëri-tjetrin në fillimet e njohjes së tyre.

Këtë informacion e ka treguar vetë moderatori  në emisionin “Xing me Ermalin”, ku e ftuar ka qenë këngëtarja e njohur.

Ermali tregoi se ai shkëmbëhej me Arilenën në korridoret e televizionit “Klan”dhe priste që ajo t’i fliste e para, ndërkohë që këngëtarja priste të njëjtën gjë.

Dhe kështu pasi askush nuk i foli askujt, ata thjesht krijuan një antipati, aq sa ankoheshin te moderatorja Alketa Vejsiu për njëri-tjetrin.

Epo sot gjërat me sa duket janë sqaruar dhe Ermali e ftoi Arilenën në emisionin e tij për herë të parë.