Dita Botërore e Librit po vjen! Çdo vit, në datën 23 prill, Organizata Ndërkombëtare e Edukimit, Shkencës dhe Kulturës (UNESCO) organizon panaire dhe takime me qëllim nxitjen e leximit, publikimit dhe mbrojtjen e të drejtës së autorit.
Dhe në kuadër të kësaj dite ne po ju sjellim disa shprehje motivuese nga autorë të ndryshëm, që do t’ju nxisin të lexoni më shumë.
- Nëse lexon librat që lexojnë të gjithë, atëherë do të mendosh ashtu siç mendojnë të gjithë. – Haruki Murakami
- Çdo libër që ndihmon një fëmijë ta bëjë leximin zakon, një nga mënyrat e tij të “arratisjes” dhe një nevojë të vazhdueshme, është libër i mirë. – Maya Angelou
- Librat janë si pasqyrat: nëse një budalla e vështron, mos prit që një gjeni të mbajë sytë aty. – J. K. Rowling
- Ka një ndryshim të madh mes një njeriu ambicioz që do të lexojë një libër dhe një njeriu të lodhur që do të lexojë po një libër. – Gilbert K. Chesterton
- Libri është i vetmi vend ku mund të ekzaminosh diçka të destinuar për t’u thyer, pa e thyer në asnjë cep. – Edward P. Morgan
- Disa libra na lënë të lirë dhe disa të tjerë na bëjnë të lirë. – Ralph Waldo Emerson
- Është një rregull në leximin e një libri të ri: pasi keni lexuar një libër të ri, mos lexoni një libër tjetër të ri, por një të vjetër në mes. – C. S. Lewis
- Ki parasysh që të mos i japësh një fëmije një libër të cilin nuk do të doje ta lexoje vetë më parë. – George Bernard Shaw
- Ekziston një krim më i tmerrshëm se djegia e librave: mosleximi i tyre. – Joseph Brodsky
- E kupton që ke lexuar një libër të mirë kur lexon faqen e fundit dhe ndihesh sikur ke humbur një shok. – Paul Seeney