DO TË PUBLIKOHET SËSHPEJTI/ Zbulohet roli që do ketë Enca në filmin ‘I love Tropoja’ – AlpeGossip
DO TË PUBLIKOHET SËSHPEJTI/ Zbulohet roli që do ketë Enca në filmin ‘I love Tropoja’

DO TË PUBLIKOHET SËSHPEJTI/ Zbulohet roli që do ketë Enca në filmin ‘I love Tropoja’

Prej muajsh publiku ka pritur me padurim filmin “I love Tropoja” dhe më në fund ditën e djeshme u bë e ditur data zyrtare e publikimit të filmit. “I love Tropoja” do të transmetohet nga data 29 janar 2020. Premiera e filmit do të mbahet në Pallatin e Kongreseve ku do të jepet për dy javë rresht. Ditën e djeshme u publikua edhe traileri me sekuenca nga ky film që do jetë super komik, me skena aksion e skena të nxehta. “I love Tropoja” vjen me një kast aktorësh të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, por edhe me aktorë të rinj e të talentuar siç është Enca. Nga traileri mësuam se Enca në film do e ketë emrin Adela dhe ka shkuar në Tropojë sepse i ka humbur i dashuri.

“Unë kam ardhur sepse nuk gjej dot të dashurin”, dëgjohet t’i thotë Enca policit, rolin e të cilit e luan Behar Mera.

Filmi “I love Tropoja” vjen me regji të Ermal Mamaqit dhe skenar të Klaudia Brahimajt, Ermal Mamaqit e Besnik Mustafait. Nëse nuk e keni parë ende trailerin, ndiqeni në videon e mëposhtme.