“DO MBETEM FANSJA JOTE”/ Aurela Gaçe urim special për divën e muzikës shqiptare – AlpeGossip
“DO MBETEM FANSJA JOTE”/ Aurela Gaçe urim special për divën e muzikës shqiptare

“DO MBETEM FANSJA JOTE”/ Aurela Gaçe urim special për divën e muzikës shqiptare

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës shqiptare, Irma Libohova, ka festuar 60-vjetorin e saj të lindjes. Mirëpo, në sytë e Aurela Gaçes ajo është ende 20-vjeç  dhe frymëzim për çdo brez të ri, ndaj Aurela shprehet krenare që është rritur me muzikën e saj.

Në një status në profilin e saj në Facebook, Aurela i ka bërë Irmës urimin më special për ditëlindje, duke i treguar se do të mbetet gjithmonë fansja e saj.

“Sapo ka mbushur 20 vjec. Ne pasaporte sapo i beri 60 vertete, por ne energjine e pashtershme qe ka ,eshte frymezim .

Edhe 100 Diva e vertete e muzikes Shqiptare
Je pasuri.

Kam qene ,jam ,e do te mbetem fansja jote .
Postime ditelindjesh bej rralle ketu ne faqe, por une nuk mund te mohoj kurre se figura e saj ne skene, zeri i saj, mua me ka rritur.
Po, isha mbase 13 vjec kur e pashe ne skenen e festivaleve , e si femije, nuk isha e afte te zgjidhja per famen ,a per emrin , as mbase te kuptoja vokalin e saj , por zemra e zgjodhi vete.
Sepse zemra ndjen. Ndjesi reale , e sinqerte.
Ashtu sic e ka femija. Kendoja vetem kenget e saj, ne cdo shfaqje, konkurrim shkollash. Kur dilte ne skene, duhet te pushonin te gjithe sepse une mezi e prisja. Te nesermen e dija kengen permendesh, sepse e incizoja ne koke, e per mua ishte gjithmone fituesja,edhe kur nuk merrte te parin.

Krenare qe zemra ime prej femije zgjodhi kete figure, qe edhe sot, akoma me emocionon
Prandaj nuk mund te mos e uroja publikisht ,
Edhe 100 IRMA LIBOHOVA.
Emrin e ke te gdhendur me shkronja te arta ne muziken Shqiptare, e ne brezat qe rriti muzika jote.”- shkruan Aurela në postim.