Pas VIDEOS në hotel, Genta e BB në krizë me mamanë e saj: Ti je delja e zezë… – AlpeGossip
Pas VIDEOS në hotel, Genta e BB në krizë me mamanë e saj: Ti je delja e zezë…

Pas VIDEOS në hotel, Genta e BB në krizë me mamanë e saj: Ti je delja e zezë…

Ish banorja e Big Brother, Genta Gjalpi, disa ditë më parë publikoi në Instagram një video intime nga dhoma e një hoteli, ku kaloi natën me një mashkull.

Kjo video bëri xhiron e rrjetit dhe u komentua mjaft, gjë që e bëri Gentën që në një njoftim në Instastory të lajmëronte me lot në sy se do të mbyllte profilin e saj në Instagram.

Pas bujës së madhe të videos, Genta rrëfeu në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, marrëdhënien e saj me mamanë. Siç e shohim, ato ishin në krizë me njëra-tjetrën, pasi mamaja ishte e pakënaqur prej Gentës.

“Më tha para ca ditësh ‘Na nxorre bojën’- tregoi ish banorja. Ndërsa miku i saj, menaxheri i vipave Xhani Demika, shpjegoi se mamaja kërkonte që Genta të ishte më punëtore.

“Ja, vëllai jot punon, është në rregull. Ti pastaj na e nxorre bojën, je delja e zezë e familjes”- i ka thënë mamaja asaj.