“TY TË DUA MË SHUMË NË KETË JETË”/ Sabri Fejzullahu emocionon me urimin për bashkëshorten – AlpeGossip
“TY TË DUA MË SHUMË NË KETË JETË”/ Sabri Fejzullahu emocionon me urimin për bashkëshorten

“TY TË DUA MË SHUMË NË KETË JETË”/ Sabri Fejzullahu emocionon me urimin për bashkëshorten

Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Nera, kanë shumë vite si të martuar dhe tashmë gëzojnë jetën si gjyshër të shumë nipave e mbesave. Pavarësisht kohës që ka kaluar, dashuria mes tyre nuk ka shteruar dhe këtë gjë e ka treguar së fundmi Sabriu me urimin për bashkëshorten. Sot Nera feston ditëlindjen dhe këngëtari i ka bërë një dedikim shumë emocionues. Ai ka publikuar në ‘Facebook’ një foto përkrah bashkëshortes, ku të dy duken shumë të lumtur.

“Ti gëzim, lumturi, dashuri, motiv, buzëqeshje, mërzi, lot, sinqeritet, harmoni, bashkëshorte, nënë, gjyshe me virtytet më të mira që duhet të ketë një femër. Të gjitha këto i ke ti Nerush që sot ke ditëlindjen dhe sot gjithë ditën kam shkruar e fshirë sa e sa fjalë për ty. Po të uroj me zemër t’i presësh edhe 100 ditëlindje të tjera me shëndet, me buzë në gaz, me mirësi e me nip e mbesa, me dashurinë që ju dhuron e që merr nga ta. Eh sa shumë gjëra të tjera do të uroja shpirti im, po sa më shumë mundohem, aq më shumë po të hy në hak. E lus Zotin që gjithçka që është e mirë, ta kesh ti. Si gjithmonë ty të dua më shumë në këtë jetë që m’i di dhe m’i shëron dhimbjet e m’i kthen në buzëqeshje. Vetëm ty e me ty Lali”, ka shkruar Sabriu për ditëlindjen e Nerës. Çifti i njohur kanë më shumë se 32 vite bashkë dhe nga martesa e tyre kanë dy fëmijë, Ermalin dhe Bulzën.