NUK KA LIDHJE ME LUKSIN APO PARANË/ Surpriza që i bëri bashkëshorti aktores shqiptare nuk ka të paguar – AlpeGossip
NUK KA LIDHJE ME LUKSIN APO PARANË/ Surpriza që i bëri bashkëshorti aktores shqiptare nuk ka të paguar

NUK KA LIDHJE ME LUKSIN APO PARANË/ Surpriza që i bëri bashkëshorti aktores shqiptare nuk ka të paguar

Aktorja Teuta Krasniqi është lumturuar tej mase nga surpriza që partneri i saj Adonis Morina i bëri për festën e Shën Valentinit.

Dhe jo! Nuk është një dhuratë luksoze, por një gjest mjaft i thjeshtë dhe mbi të gjitha, i ndjerë.

Bashkëshorti i saj ka gdhendur në mes të dy shpatullave një herë e përgjithmonë, syrin e aktores.

Teuta vetë ka qenë ajo që e ka bërë publike “dhuratën” përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Trupi është ditari yt dhe tatuazhet janë historia jote. Zemër faleminderit për dhuratën më domethënëse dhe të çmuar ndonjëherë. Ti je historia ime e dashurisë, historia e jetës, Shën Valentini im, t’du!”- shkruan Krasniqi.