LETËR BABAIT JO-TË DASHUR/ ”Në shtratin tënd të vdekjes, të thashë që të dua”! – AlpeGossip
LETËR BABAIT JO-TË DASHUR/ ”Në shtratin tënd të vdekjes, të thashë që të dua”!

LETËR BABAIT JO-TË DASHUR/ ”Në shtratin tënd të vdekjes, të thashë që të dua”!

Nuk mendoj se ke dashur ndonjëherë të kesh fëmijë. Por ata kanë qenë të rëndësishëm për mamanë time dhe ti e doje shumë atë.

Prindërit që adoptonin fëmijë në vitet ’60, nuk merrnin këshiilla se si t’i rrisnin të vegjëlit. Konsiderohej mjaftueshëm që çifti ishte i martuar dhe respektonte njëri tjetrin. Kështu që kur një foshnje vetëm 6-javëshe dhe mbi të gjitha shëndetlig u shfaq në shtëpinë tënde, e sigurt që ke kaluar ndonjë shok. E kundërta ndodhi me nënën time. Situata bëhej më keq me kalimin e kohës.

Unë isha më e gjallë dhe më e zhurmshme kurse ti më i heshtur dhe më analizues. Më ishte paralajmëruar të të mos shqetësoja.

Kur isha 6-vjeç, mamaja ime më tha se nëna biologjike e kishte të pamundur të më mbante. Në fshehtësi më tmerronte mendimi se ishte vetëm çështje kohe që edhe prindërit e rinj do të ndiheshin njësoj dhe do të më linin…U bëra edhe më e guximshme, kërkoja me çdo kusht ta mbaja vendin që më takonte.

Kur u rrita, nëna më tregoi se ishte faji i saj që ti nuk kishe fëmijë të tutë, sepse ajo vuante nga menopauza e hershme. 40 vite më vonë, zbulova gjithë të vërtetën! Në të vërtet ai që s’mundte të bënte fëmijë ishe ti! Ishe ti ai që i kërkove nënës sime të merrte përsipër “fajin” vetëm për të ruajtur krenarinë e mashkullit apo ajo u vetëofrua duke ditur sa shpejt preket egoja jote?!

Tani po mendoj sa herë je zemëruar në fshehtësi me mua! Isha ajo që të kujtonte çdo moment çfarë ti s’mund të bëje! Një gjë është e sigurt. Egoja jote shkaktoi distancën mes nesh.Ti nuk doje vetëm një vajzë që të të ngjante ty; ti doje një vajzë që të admironte personin tënd akademik, një fëmijë të butë që përpunohej dhe bindej lehtë. Ti kishe nevojë për aprovim, doje me çdo kush të kishe të drejtë.

Në një prej argumenteve tona, ti  më shtyve drejt murit dhe më the: “Ti je arsyeja pse unë dhe nëna jote zihemi!”

Tani e kuptoj që ne jemi zvarritur të dy për të marrë të njëjtën gjë: Të admiroheshim për çfarë ishim dhe çfarë kishim arritur. Unë gjithnjë kam dashur të më duan. Ndoshta edhe ti.

Në shtratin tënd të vdekjes, të thashë që të dua. “Sa mirë!”- u përgjigje dhe mu duk sikur e zhgënjyem njëri tjetrin gjer në fund…

*Shënim: Letra është përshtatur nga The Guardian