Ish-ministrja Klajda Gjoshe marton motrën/ Ndan momentet emocionuese nga ceremonia (FOTO) – AlpeGossip
Ish-ministrja Klajda Gjoshe marton motrën/ Ndan momentet emocionuese nga ceremonia (FOTO)

Ish-ministrja Klajda Gjoshe marton motrën/ Ndan momentet emocionuese nga ceremonia (FOTO)

Ish-ministrja Klajda Gjosha së fundmi ka përjetuar një ndër emocionet më të mëdha të jetës së saj, Motra e saj dy ditë më parë është martuar me një dasmë mbresëlënëse në kalanë e Lëkurësit.

Klajda e lumtur për të motrën ka shpërndarë disa foto në profilin e saj në Facebook të cilat i ka shoqëruar me dedikime mjaft emocionuese.

Në foton e parë Klajda shfaqet e veshur me një fustan të gjatë teksa parakalon së bashku me vëllain e dhëndrit, i cili është holandez.

“Motra më e lumtur e nuses dhe vëllai më i lumtur i dhëndrit! Duke ecur poshtë rreshtit dhe gati për disa momente të veçanta të dy njerëzve tanë më të veçantë”, shkruan Klajda krahas fotos.

Ndërsa në foton e dytë ish-ministrja na ka prezantuar me motrën e saj dhe kunatin.

“Unë jam kaq krenare që jam motra jote dhe aq e lumtur që kam qenë pjesë e përrallës suaj! Ti dhe Wybe jeni çifti më i bukur në botë. Ishte me të vërtetë një martesë e zjarrtë”, shkruan Klajda.