EKSPERIMENTE ME FLOKËT NË KARANTINË/ Vajzat shqiptare që guxuan dhe ia dolën për mrekulli (FOTOT) – AlpeGossip
EKSPERIMENTE ME FLOKËT NË KARANTINË/ Vajzat shqiptare që guxuan dhe ia dolën për mrekulli (FOTOT)

EKSPERIMENTE ME FLOKËT NË KARANTINË/ Vajzat shqiptare që guxuan dhe ia dolën për mrekulli (FOTOT)

Ditët e karantinës na kanë shtyrë drejt disa aktiviteteve që më parë as nuk e mendonim t’i bënim vetë. Një nga “hallet” e femrave, që kërkoi falje edhe kryeministri, është mbyllja e qendrave estetike deri në një vendim të ri, duke i konsideruar këto të fundit si biznese me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e koronavirusit. Kështu, kemi parë meme pafund se si pretendohet të dalin vajzat nga karantina.

Megjithatë, disa nga vajzat e njohura nuk kanë ngurruar që të eksperimentojnë vetë me flokët. Grupi ‘ndrysho ngjyrën që të mos dukesh boring’ guxuan të kalonin në nuanca ekstreme. Dua Lipa zëvendësoi të verdhën me rozë, duke ruajtur rrënjët e zeza. Një proçes ky, për të cilin e ndihmoi Anwar.

Era Istrefi, nga bjonde besnike, papritur u shfaq me flokë ngjyrë portokalli të ndezur. Vetëm për pak kohë? Ndoshta, por arriti të tërheqë gjithë vëmendjen e mundshme.

Blogerja Anxhelina Kotorri, sërish fanse e flokëve të verdhë, eksperimentoi me jeshilen, për të ndryshuar krejtësisht pamje.

Ndërsa, Luana Vjollca duket se na ka dhuruar dy imazhe të ndryshme të vetes. Fillimisht, Luana nuk ngurroi të ndryshonte vetë modelin e flokëve, duke u shfaqur krejt papritur me balluke. Në postimin e fundit, ajo shihet me flokë më të shkurtër dhe pak me onde, duke vënë në dukje se pikërisht këto janë flokët e saj origjinal. Ndoshta, fotoja është e realizuar pak kohë më parë, megjithatë gjatë karantinës pamë disa versione të Luanës.

Einxhel Shkira ishte ajo që në fakt, e nisi e para lojën ‘bëje mirë, bëje vetë’. Moderatorja i preu flokët me modelin ‘bob’, duke ndryshuar krejtësisht pamje. Dhe e dini çfarë? Të paktën nga fotot, flokët e Einxhel duken mjaft stil dhe të guximshme.