“PËR KË BËRE TIFO NË “BIG BROTHER VIP”? Përgjigjet Arbër Hajdari, ka “dy fjalë” për Ilir Shaqirin: Ai që e fitoi… – AlpeGossip
“PËR KË BËRE TIFO NË “BIG BROTHER VIP”? Përgjigjet Arbër Hajdari, ka “dy fjalë” për Ilir Shaqirin: Ai që e fitoi…

“PËR KË BËRE TIFO NË “BIG BROTHER VIP”? Përgjigjet Arbër Hajdari, ka “dy fjalë” për Ilir Shaqirin: Ai që e fitoi…

Ish- opinonisti i “Big Brother VIP”, Abër Hajdari ka folur së fundmi në lidhje me eksperiencën e tij në spektakël. Edhe pse ‘reality show’ ka muaj që ka përfunduar ka akoma njerëz që e ‘kritikojnë’ për disa gjëra që ai mund të ketë thënë gjatë spektaklit për ndonjërin nga banorët.

Për 4 muaj ai qëndroi në karrigen e opinionistit duke dhënë mendime rreth konkurrentëve dhe situatave të nxehta. Pas gjithë atij rrugëtimi, a kishte Arbri një të preferuar në ‘Big Brother VIP‘?

I ftuar në ‘Kurthin e Piter Panit’, Arbri u përball sërish me të njëjtën pyetje që e sqaroi një herë e mirë. ‘Për kë bëje tifo në Big Brother?’-ishte pyetja e njërit prej fëmijëve që ai u përgjigj duke thënë: “Më është bërë disa herë kjo pyetje dhe e kam thënë, besoj se jam i sinqertë këtu. Nuk kam pasur ndonjë të preferuar…” –tha ai, por shtoi se ai që fitoi spektaklin ishte më i duruari dhe e meritoi fitoren.

I pyetur më herët nëse do të jetë sërish pjesë e “BBVIP2” në vendin e opinonistit, Hajdari ka thënë se ka shumë dëshirë por angazhimet e tij janë të shumta dhe nuk mund të ketë një përgjigje të saktë për këtë. “Bigu ishte një eksperiencë shumë e bukur për mua, kam shumë dëshirë por kam shumë angazhime të tjera. Nuk di se çfarë të them”.

Sa i takon karrierës së tij, Arbri ka thënë se nuk e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës. “Nuk kam menduar për shkak se mendoj që nuk ka vend për njerëz si unë, apo që pretendoj të hyj tek ajo kategori e njerëzve, që politika shqiptare nuk ka vend për to. Nuk ka ven për shkak se sistemi i cili kanë krijuar nuk të jep një lloj hapësire që ti nëpërmjet asaj që duan njerëzit t’i përfaqësosh. Pjesë e kësaj politike nuk do të bëhem kurrë”, ka thënë ai