DO QESHNI ME LOT/ Rezarta Shkurta realizon intervistën epike me Hera Hoxhën (VIDEO) – AlpeGossip
DO QESHNI ME LOT/ Rezarta Shkurta realizon intervistën epike me Hera Hoxhën (VIDEO)

DO QESHNI ME LOT/ Rezarta Shkurta realizon intervistën epike me Hera Hoxhën (VIDEO)

Jo rrallëherë këngëtarja Rezarta Shkurta merr vëmendjen e ndjekësve në Instagram me postimet e vogëlushes së saj Herës, e cila me çiltërsinë e një fëmije shkrin së qeshuri fansat me opinionet e deklaratat e saj të sinqerta.

Pak më parë, Rezarta së bashku me bashkëshortin, Ermalin, kanë realizuar një intervistë epike me vajzën e tyre Herën, e cila i përgjigjet pyetjeve të tyre në lidhje me dy gjinitë e kundërta, femrat dhe meshkujt.

E ulur në karrige përballë tyre, Hera tregon përpara kamerës se cilat janë veshjet që përdor secila gjini dhe nuk i lejohen gjinisë tjetër. Në fund të intervistës, Rezarta i sugjeron Herës të ndërrojë gjini.

“O mami si mendon, të të bëjmë ty çun?”, i thotë ajo të bijës e cila zymtësohet menjëherë në fytyrë.

“Joo. Po jam gocë mami, nuk bëhem dot çun. Nuk mund t’a provojmë. S’më pëlqen të jem çun se pastaj më ikin tualetet e mia.”- përgjigjet Hera e cila bëhet gati të qajë.