GASHI KËRCEN NËN RITMET E MUZIKËS SHQIPTARE/ Emina Çunmulaj ka një kërkesë për të (VIDEO) – AlpeGossip
GASHI KËRCEN NËN RITMET E MUZIKËS SHQIPTARE/ Emina Çunmulaj ka një kërkesë për të (VIDEO)

GASHI KËRCEN NËN RITMET E MUZIKËS SHQIPTARE/ Emina Çunmulaj ka një kërkesë për të (VIDEO)

Gashi është ndër artistët shqiptarë, që pavarësisht se është rritur në SHBA, e ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e tij. Reperi ka zbuluar disa herë se vazhdon të ndjekë traditat dhe kulturën shqiptare njësoj si të jetonte në vendin e tij të lindjes. Së fundmi Gashi ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet duke kërcyer një valle popullore në mes të një numri të madh njerëzish. Siç kuptohet edhe nga videoja ai duket se e ka shijuar shumë këtë moment dhe premtoi se nuk do e harrojë asnjëherë origjinën e tij. “Mos harro rrënjët e tua”, ka shkruar reperi bashkangjitur videos.

Menjeherë pas këtij postimi reagimet nga ana e fansave të tij shqiptarë ishin të shumta, por të gjithëve u ra në sy komenti i Emina Çunmulaj. “Dua një ‘party’ me kërcimin e Shotës. Martohu Gashi dhe bëj një dasmë”, i ka shkruar Emina në fund me shaka. Ndërkohë Gashi i ka kërkuar që ajo t’i gjejë një nuse për t’u martuar.

View this post on Instagram

Don’t forget your roots 😭😂🤣

A post shared by GASHi (@gashi) on

Kujtojmë se reperi ka vite që ka nisur karrierën si këngëtarë në Amerikë, por së fundmi është bërë shumë i njohur në mbarë botën dhe çdo këngë e tij renditet në krye të listave muzikore