Zbulohet çifti më i ri në showbiz/ Beatrix Ramosaj e lidhur me reperin e njohur (FOTO) – AlpeGossip
Zbulohet çifti më i ri në showbiz/ Beatrix Ramosaj e lidhur me reperin e njohur (FOTO)

Zbulohet çifti më i ri në showbiz/ Beatrix Ramosaj e lidhur me reperin e njohur (FOTO)

Një lidhje të re kemi zbuluar së fundi në radhët e showbiz-it shqiptar.

Vera e 2018-s dyshohet se e gjeti çift këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila është e lidhur me reperin e njohur Escobars.

Burime për “iconstyle.al” konfirmojnë se Beatrix dhe Escobars mund të jenë lidhur gjatë muajve të verës 2018 duke i dhënë vetes një shans për të qenë më shumë sesa thjesht shokë.

Escobars jeton në Londër dhe njihet mirfilli si një artist i ri atje, veçanërisht pas publikimit të këngës “Again n Again”.

“Iconstyle.al” zbuloi se ditët e verës ai i ka kaluar në Shqipëri, nën shoqërinë e Beatrix dhe këto zëra vërtetohen edhe nga postimet e tij në Instagram.

Ne u hodhëm një sy postimeve të tij dhe më sa vumë re, Beatrix ishte thuajse në çdo video në highlights.

Në njërën nga videot madje Escobars e thërriste “Zemër” këngëtaren, ndërsa vazhdimisht e filmonte, duke notuar, duke ngrënë apo duke marrë rreze dielli.