“Unë të qaj për ty”? Elvana dhe Ermali do të zihen keq në filmin e ri ja prapaskenat (VIDEO) – AlpeGossip
“Unë të qaj për ty”?  Elvana dhe Ermali do të zihen keq në filmin e ri ja prapaskenat  (VIDEO)

“Unë të qaj për ty”? Elvana dhe Ermali do të zihen keq në filmin e ri ja prapaskenat (VIDEO)

Për herë të parë do të kemi mundësinë që ta shohim Elvana Gjatën si aktore. Këngëtarja po xhiron një film të zhanrit komedi romantike bashkë me mikun e saj më të mirë, moderatorin dhe komedianin Ermal Mamaqi.

Pak ditë më parë Ermali zbuloi se filmi titullohet “Dy gisht mjaltë” dhe ai do të vijë jo vetëm në rolin e aktorit, por edhe të producentit dhe bashkë skenaristit.

Por nëse po vrisni mendjen sesi do të jetë filmi, Ermal Mamaqi na ka shuar disi kureshtjen me një video të prapaskenave që ka publikuar sot. Në të shfaqet bashkë me Elvana Gjatën duke bërë gati valixhet dhe duke u zënë, pasi Elvana dëgjohet të thotë: “Unë të qaj për ty?”

Ermali na premton se ky do të jetë projekti më i madh që ka bërë ndonjëherë dhe kjo falë mikes së tij Elvana Gjata, e cila ka mjaft talent dhe prirje për aktrim:

“Ju betohem… Ky është projekti më bombë që kam bërë ndonjëherë… Nuk mund të bëhej kurrë pa Elvana Gjatën”, shkruan Ermali.

Pjesë e kastit do të jenë edhe emra të njohur të kinematografisë shqiptare si, Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Eglein Laknori dhe Blerim Destani.