“NË PRITJE TË ËMBËL”/ Elita Rudi i kthehet FORMËS së saj më NATYRALE gjatë shtazënisë… (FOTO) – AlpeGossip
“NË PRITJE TË ËMBËL”/ Elita Rudi i kthehet FORMËS së saj më NATYRALE gjatë shtazënisë… (FOTO)

“NË PRITJE TË ËMBËL”/ Elita Rudi i kthehet FORMËS së saj më NATYRALE gjatë shtazënisë… (FOTO)

Moderatoria e njohur Elita Rudi pret që të bëhet nënë dhe pak nga pak pritjes së ëmbël po i vjen fundi.

Elita ka ndarë shpesh me ndjekësit momente ku ka treguar se si ka ecur peruudha e shtazënisë.Gjatë kësaj kohe nuk është vënë re ndonjë ndryshim i madh në fizikun e moderatores, megjithatë ajo ka vendosur të bëjë vetë një ndryshim në ‘look’-un e saj.

Ajo ka publikuar në ‘Instastory’ një fotografi dhe ka treguar se është shumë e kënaqur që ka kthyer gjatësinë dhe ngjyrën natyrale të flokëve të saj.

Me siguri shtatzënia duhet të jetë një arsye më shumë që e ka shtyrë Elitën të marrë këtë vendim. Të gjithë e dimë se gratë shtatzëna nuk duhet të lyejnë flokët me bojëra të pasura me kimikate, sepse ndikojnë negativisht në formimin e fetusit. Për të mos pasur asnjë lloj problemi, sugjerohet që nënat të zgjedhin një bojë me bazë natyrale dhe 100% pa kimikate.