IMITON LUIZIN TE “PORTOKALLIA”/ Vetoni: Dua një bashkëpunim me të, por jo në muzikë… – AlpeGossip
IMITON LUIZIN TE “PORTOKALLIA”/ Vetoni: Dua një bashkëpunim me të, por jo në muzikë…

IMITON LUIZIN TE “PORTOKALLIA”/ Vetoni: Dua një bashkëpunim me të, por jo në muzikë…

Veton Golaj, aktori që i është bashkuar spektaklit të humorit “Portokalli”, ku imiton Luizin, ka qenë i ftuar në “Wake Up”.

Ajo ka një ngjashmëri shumë të madhe me Luizin, ku kushdo mund t’i ngatërrojë shumë lehtë me njëri-tjetrin. I pyetur nëse do donte ta kishte shok Luizin pasi të dalë nga shtëpia e Big Brother, ai tha që ka shumë dëshirë ta takojë dhe madje nuk e përjashton as mundësinë për një bashkëpunim, por jo në muzikë sepse nuk është i prirur për të, por në biznes.

Pjesë nga intervista:

Neada Muçaj: Ti do doje të krijoje një raport ose marrëdhënie, pra ta kishe shok Luizin kur të dilte nga shtëpia?

Veton Golaj: Unë shpresoj dhe është dëshira ime që ta takoj kur të dal dhe pse jo të bëjmë ndonjë bashkëpunim së bashku në të ardhmen, si dihet. Vetëm për muzikë jo sepse unë jam larg muzikës.

Neada Muçaj: Flet për nga ana e punës, e biznesit.

Blendi Salaj: Po të isha unë një skenarist filmash komedi, mund të shkruaja një skenar me dy Luiza edhe krijon disa situata, ku njëri hyn atje, tjetri është atje.

Neada Muçaj: Luizi ka dhe një mik të tijin që është Tan Brahimi. Ti si e ke marrëdhënien me Tanin.

Veton Golaj: Tani më ka pritur shumë mirë, Tani si Tani, i buzëqeshur.

Neada Muçaj: A të thërret Luizi vërdallë në prapaskenë?

Veton Golaj: Jo sepse nuk kemi pasur aq shumë, se të gjithë me punët e veta, por kemi pirë një kafe, ka qenë pritja shumë e mirë prej tij, bëmë disa foto bashkë, dhe qeshte si e ka ai.

Përsa i përket “Porokallisë” ai shprehet se nuk e di si do jetë vijimësia e tij, ia ka lënë kohës sepse gjërat e mira bëhen avash-avash. /TCH/