Mëngjesin e sotëm banorët janë zgjuar dhe e kanë gjetur shtëpinë të ‘pushtuar’ nga letra higjienike. Vëllai i Madh u ka dërguar një zarf, përmes të cilit u tregonte sfidën e radhës.
Banorët duhen të kalonin nga njëra pjesë e shtëpisë në tjetrën, pa i prekur dhe shkëputur letrat higjienike.
Personi që do të thyente rregullin, do të kryente një nga dënimet që ishin në goglat të vendosura në një vazo.
Pasi banori, i cili shkel rregullin kryen dënimin, ai do vijojë sërish jetesën normalisht si të gjithë banorët e tjerë, në të njëjtat kushte.
Një dënim e ka marrë Efi Dhedhes, të cilës në fakt nuk i ra aspak i lehtë. Ajo duhej që të qëndronte për një orë vetëm me njërën këmbë.
A do mundet ajo ta jë deri në fund dënimin e saj?