U AKUZUA SE ABUZOI ME 30 DJEM/ Flet Kika nga burgu: Ish-banorja e Big Brother më futi në kurth – AlpeGossip
U AKUZUA SE ABUZOI ME 30 DJEM/ Flet Kika nga burgu: Ish-banorja e Big Brother më futi në kurth

U AKUZUA SE ABUZOI ME 30 DJEM/ Flet Kika nga burgu: Ish-banorja e Big Brother më futi në kurth

Me siguri e keni hasur lajmin që ka bërë xhiron e rrjetit lidhur me një ish banor të Big Brother, Krenshik Husaj i cili prej disa kohësh drejtonte emisionin “the One Shoë nga Kika”, ku pretendohej se për të ftuar djem modelë në emisionin e tij Kika kërkonte para ose favore seksuale.

Kur u zbuluan akuzat nëpër media “online”, doli në pah një tjetër detaj. Së bashku me Kikën bashkëpunonte edhe një tjetër ish banore e Big brother Zaida Çobo. Ka qenë vetë ajo e cila e ka denoncuar Kreshnikun ku shprehej se i merrte para pjesëmarrësve dhe i premtonte se do t’i bënte të njohur.

Tashmë që Kika ndodhet në qeli, Syri.net ka arritur të gjejë se cilat kanë qenë deklaratat e tij përpara policisë lidhur me akuzat dhe ngjarjen. Burime për këtë media tregojnë se para gjykatës ai ka deklaruar se shumat prej më shumë se 300 eurosh që vajzat pretendojnë se i kanë paguar, ato ia kanë dhënë në formë dhurimi me kontratë të nënshkruar për fondacionin e tij.

Ndërkohë përsa I përket gjithë ngjarjes, Kika ka treguar se është veçse një kurth nga ish bashkëpuntorja e tij. Sërish sipas “Syri.net”, ai ka akuzuar Zaiden se nëpërmjet inskenimit të kallëzimeve, po tenton ti marrë emisionin me qëllim promovimin e vajzave simpatike që punojnë tek lokali i saj në zonën e Yzberishtit në Tiranë në të cilin organizohen dhe party që sipas tij janë të dyshimta për nga veprimtaria tregtare.