AKSESORI QË FIKSOI VIP-ET SHQIPTARE/ Ja varësja që të gjitha e përdorën këtë sezon – AlpeGossip
AKSESORI QË FIKSOI VIP-ET SHQIPTARE/ Ja varësja që të gjitha e përdorën këtë sezon

AKSESORI QË FIKSOI VIP-ET SHQIPTARE/ Ja varësja që të gjitha e përdorën këtë sezon

Pjesë e koleksionit Pranverë 2019, varësja me shkronja C-H-A-N-E-L ishte një ndër aksesorët më tërheqës të sezonit pranverë-verë dhe duket se do të qëndrojë sërish në modë. Bëhet fjalë për varësen vezulluese që bie në sy.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Nora Istrefi zgjodhi pikërisht këtë varëse,

të cilën e përdori edhe gjatë performancës në Colour Day Festival në Athinë.

Dua Lipa, besnike ndaj Chanel prej kohësh, pozoi së fundmi me po të njëjtin akesor, i cili vjen në disa versione, përfshirë këtu edhe rripat.

Versioni i varëses kushton 1,150 dollarë, ndërsa ai si rrip që mban Tayna 1,750.

Përsa i përket materialit, aksesorët janë prej metali dhe strass – një material që imiton diamantin, fillimisht i nxjerrë prej kuarcit, por që prej shekullit XIX realizohet prej qelqit kristal ose nga polimere të tilla si akriliku.

KUARC

QELQI KRISTAL

AKRILIK