Pa filluar akoma emisioni i Zaiminës, fansat e akuzojnë se e ka zgjedhur fituesen! Acarohet këngëtarja: E para… (FOTO) – AlpeGossip
Pa filluar akoma emisioni i Zaiminës, fansat e akuzojnë se e ka zgjedhur fituesen! Acarohet këngëtarja: E para… (FOTO)

Pa filluar akoma emisioni i Zaiminës, fansat e akuzojnë se e ka zgjedhur fituesen! Acarohet këngëtarja: E para… (FOTO)

Pas ardhjes në jetë të vajzës së saj të parë Khloe, këngëtarja e njohur shqiptare Zaimina Vasjari, ka vendosur ti rikthehet televizionit, por këtë herë jo si këngëtare por si prezantuese e një spektakli të ri që do të quhet ‘Master Class Albania’. Ky emision do të jetë një garë ndërmjet grimierëve më të mirë shqiptar.

Ajo e lajmëroi projektin e ri nëpërmjet një postimi që bëri krah gazetarit Olti Curri, ku tregoi se ishin hapur audicionet e tij dhe se në të priten të marrin pjesë grimierët profesionist shqiptar.

Megjithatë në adresën e saj ka pasur edhe komente negative që e akuzojnë këngëtaren se në këtë garë do të mbajë me hatër shoqen e saj, make-up artisten, Elona. Ata madje shkojnë deri aty sa që aludojnë se fituesja është shpallur që pa filluar gara.

Këtyre komente aspak pozitive, Zaimina ka vendosur tu jap një përgjigje dhe në një sqarim të gjatë për të gjithë ndjekësit e saj, ajo ka shkruar: “Nuk kam ofenduar gocën që ka bërë komentin,por nuk mund të lejoj që në këtë projekt në të cilin do të jenë pjesëmarrës në konkurrim grimierë nga e gjithë bota, të shprehet mendimi se mund ta fitojë shoqja ime. Unë atë koment nuk e kam marrë si kompliment ndaj grimieres sime ku theksohet që është shoqja ime. Për respekt të konkurrentëve dhe përgjegjshmërisë të gjithë ekipit që punon për këtë projekt dua të sqaroj këto mesazhe që disa njerëz si ty i marrin për kompliment, por për të tjerë që konkurrojnë e shohin ndryshe atë koment”.