Si u bëra aktore? Orena Bici “u nxjer bojën”: Më dërguan prindërit me zor… – AlpeGossip
Si u bëra aktore? Orena Bici “u nxjer bojën”: Më dërguan prindërit me zor…

Si u bëra aktore? Orena Bici “u nxjer bojën”: Më dërguan prindërit me zor…

Orena Bici është bërë e njohur si aktore në ‘Kripmjaltëzat’ në Sirea Film. Më pas aktroi në serialin ‘Fresk Fare’ dhe së fundmi është bërë pjesë e emisionit të humorit ‘Al Pazar’.

E ftuar në emisionin ‘Dite e Re’, Orena u shpreh se e ka nisur aktrimin në moshën 10-vjeçare. Ai tregoi se është regjistruar nga prindërit pa dëshirën e saj në Sirena Film.

“Kam qenë fëmijë 10 vjeç kur prindërit pa dëshirën time më regjistruan tek ‘Kripmjaltëzat’, që të mbushja kohën e lirë, të merrja një lloj fryme apo kulture tjetër jo për tu bërë aktore që në fillim.

Shkova me turinj varur, doja të ikja që ditën e parë nga aty, nuk duroja dot asnjë, as mësuesit, as fëmijët e tjerë rreth e rrotull. Mbas dy muajve të parë të kursit u bën një shfaqje e vogël, orën e fundit për të parë sesa kishte ecur fëmija dhe në çertifikatën e Sirea Film kisha një ‘hoqi dorë nga kryeneçësia’.

Aq e keqe paskam qenë dhe unë nuk e dija. Pastaj ajo u injektua dalëngadalë. Kur u xhiruan ‘Kripëmjalzat’ në 2005, aty ka qenë fiks eksperienca e parë me kamerat dhe gjithmonë kam qenë e prirur që atëherë e deri sot të dua më tepër televizionin sesa teatrin. ”